Flash News

E-TJERA

E skualifikoi Luçiano Boçi, Eugen Isai: Rezultati mund të ishte më pozitiv, por u përballëm me një parti-shtet

E skualifikoi Luçiano Boçi, Eugen Isai: Rezultati mund të

Eugen Isait, që renditej i pesti në listën e PD-së në Elbasan, iu mor mandati nga Luçiano Boçi i cili theu herësin në këtë qark.

Mbetur jashtë Parlamentit, Isai shkruan se rezultati mund të kishte qenë më pozitiv, por sipas tij u përballën me partinë-shtet të Edi Ramës.

 “Të dashur demokratë, të nderuar miq! Para se gjithash desha t’iu shpreh falenderimet dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen që i dhatë Partisë Demokratike në këto zgjedhje. Falë kësaj mbështetje ne mundëm të dyfishonim mandatet dhe të dëshmojmë që jemi forcë kryesore politike.  Ky rezultat mund të ishte edhe më pozitiv për ne. Do të ishte i tillë nëse ne do të garonim në kushte të barabarta. Ne u përballëm me një parti-shtet.

Me një Kryeministër që kontrollon dhe ka përqëndruar në duart e tij gjithçka. Ne u përballëm me klimën e tensionit dhe terrorit, me fenomenin e shit-blerjes së votës, presionit ndaj administratës dhe qytetarëve të thjeshtë. Përdorën gjithë prapësitë e mundshme sërish në këto zgjedhje duke cënuar të drejtën e sovranit për të ushtruar në mënyrë të lirë vullnetin e tij përmes votës.

Pavarësisht gjithë kësaj klime, demokratët elbasanas, qytetarët e ndershëm, intelektualët, të gjithë ata që duan ndryshimin, na mbështetën dhe përkrahën. Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë strukturat e Partisë Demokratike për punën e palodhur që kanë zhvilluar.  Falenderoj drejtuesin politik, Gazment Bardhi dhe të gjithë kandidatët për fushatën model që kanë zhvilluar. Unë jam i sigurt dhe bindjeplotë se ata do iu përfaqësojnë denjësisht në parlament. Do të jenë shpresa dhe vokacioni juaj. Faleminderit!”, shkruan ai.

Kujtojmë që në Elbasan PD mori 6 mandate ndërsa PS 8 mandate.

E skualifikoi Luçiano Boçi, Eugen Isai: Rezultati mund të

 

Të fundit