Flash News
Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja në Pukë
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori
Inaugurimi i Namazgjasë, Lela: Rama shkeli Kushtetutën, lejoi Erdoganin të turqizonte ceremoninë
"E tmerrshme!"/ Aktivisti: Fëmijët prezantohen me komunitetin LGBT që në kopertinën e librit
Aktivisti i shoqërisë civile, Briken Fejzullai, ka denoncuar përmes një postimi në Facebook një skandal të ri të zbuluar në librat e shkollës fillore. Bëhet fjalë për librin "Gjuha Shqipe 3", ku në kopertinë është paraqitur një ilustrim që ka shkaktuar polemika.
Sipas Fejzullait, në kopertinën e librit është vizatuar një magjistar me mjekër, i cili është i veshur me një fustan shumëngjyrësh që, sipas tij, përfaqëson flamurin e komunitetit LGBT.
Aktivisti shprehet i shqetësuar për përmbajtjen e këtij libri, duke ngritur pyetje mbi mesazhet që po transmetohen për fëmijët e shkollës fillore.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet e arsimit apo shtëpia botuese e librit në lidhje me akuzat e ngritura.
Postimi i plotë: