Flash News

E-TJERA

E vrau se e shqetësonte zhurma në parking, si ndodhi vrasja e shqiptarit në Greqi

E vrau se e shqetësonte zhurma në parking, si ndodhi vrasja e

Një shqiptar, i cili punonte si roje parkingu u vra me armë zjarri nga një 68-vjeçar pasditen e së premtes në Pire të Greqisë.

Mediat greke kanë zbardhur detajet e ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve, autori dhe viktima Brigen Limka nga Korça njiheshin prej kohësh dhe shpesh kanë pasur debate. Autori 68-vjeçar dyshohet se ka pasur problem me zhurmat nga funksionimi i parkingut. Raportime të tjera thonë se sherri ka ardhur për faktin se i moshuari ka parkuar në një vend që pengonte funksionimin e parkingut.

Autori i dyshuar është shfaqur me pushkë në parking dhe ka qëlluar të paktën dy herë viktimën, duke e goditur në fytyrë dhe shpinë. Madje, sipas dëshmive, pas krimit së tij ai ka bërtitur duke thënë “tani mbarova punëme ty..”.

68-vjeçari pas vrasjes ka shkuar në shtëpinë e tij, në një pallat aty pranë, ku është arrestuar pak kohë më vonë. Viktima është dërguar me plagë të rënda në spitalin e Janeio, por nuk ka mbijetuar dot.

Hetimet paraprake për rastin janë ndërmarrë nga Drejtoria e Sigurimit të Atikës.             

Të fundit