Flash News

E-TJERA

Krime Zgjedhore/ SPAK nxjerr shifrat: 59 kallëzime, kush i ka depozituar; procedime për 32 çështje

Krime Zgjedhore/ SPAK nxjerr shifrat: 59 kallëzime, kush i ka depozituar;
Foto ilustruese

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë me dije denoncimet në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas SPAK-ut, në periudhën mars – prill janë paraqitur një numër i konsiderueshëm kallëzimesh nga subjekte politike, shtetas të ndryshëm dhe policia gjyqësore në Drejtoritë Vendore për krime zgjedhore.

SPAK-u bën me dije se këtyre rasteve iu është dhënë zgjidhje ligjore. Gjatë kësaj periudhe kohore janë depozituar 91 materiale, nga të cilat 59 janë kallzime.

Subjektet që i kanë paraqitur:

• Subjekte politike 55 raste, kallëzime (PD – 50; LSI – 3; PS – 1; FRD – 1)
• Policia gjyqësore 10 raste, referime.
• Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 4 raste, procedime penale.
• Shtetas 4 raste, kallëzime.
• Institucioni i Presidentit të Republikës 18 raste, informacione.

Për këto raste, SPAK bën me dije se janë regjistruar 32 procedime penale për të cilat vazhdon hetimi. Disa raste janë çuar për verifikim dhe të tjera janë në dërguar për kompetencë prokurorive të rretheve. Gjithashtu, për 7 prej tyre është vendosur që të mos nisë procedimi penal.

 

Të fundit