Flash News

E-TJERA

E zuri tranxha, ky është 34-vjeçari që humbi jetën në fasonerinë e Thumanës

E zuri tranxha, ky është 34-vjeçari që humbi jetën

Personi që shihni në foto është Taulant Dika, 34-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht një ditë më parë në një fasoneri në Thumanë.

Sipas raportimeve aksidenti ka ndodhur teksa 34-vjeçari po spostonte tranxhën, por kjo e fundit ka rënë duke e zënë poshtë.

Aksidenti i rëndë është munduar që të fshihet nga pronarët e fasonerisë, pasi nuk është njoftuar asnjë autoritet.

Ndërkohë ditën e sotme policia ka arrestuar administratorin e fasonerisë.



Të fundit