Flash News

E-TJERA

Edhe baret me ‘Green Pass’ të detyrueshëm/ Kreu i Shoqatës: Është kundra ligjit, prek të dhënat e klientit

Edhe baret me ‘Green Pass’ të detyrueshëm/ Kreu i

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi pak më parë gjatë fjalës nga foltorja e Kuvendit,. se shumë shpejt edhe në Shqipëri do të hyjë në qarkullim Green Pass-i edhe për kafenetë dhe baret.

Në një lidhje direkte për Report Tv, kreu i Shoqatës së Bareve Enri Jahaj u shpreh se një vendim i tillë është antiligjor, pasi prek të dhënat konfidenciale të klientit. Jahaj tha se aktualisht baret dhe restorantet janë ndër bizneset më të prekura për shkak edhe të kufizimeve të vendosura në kuadër të pandemisë.

“Jemi kundër pasi prek në mënyrë direkte të dhënat konfidenciale të çdo klienti. Kjo është edhe pak problematike nga ana ligjore, sepse nuk mund t’u kërkojmë të dhëna sensitive klientëve tanë. Është pak kundër ligjit. Bizneset tona janë të vetmit që punojnë nën masa kufizuese. Presim të ketë një njoftim pasi në Shqipëri kjo masë nuk do të zbatohet. Kjo i bie që të kemi një person që të na ruajë sigurinë për njerëzit që do të hyjnë ose jo në lokal. Pres një mirëkuptim nga të gjithë faktorë. Situata është drastike, dihet se ku do të shkojnë nëse dikush i kërkon një certifikatë vaksinimi. Ne mbartëm gjithë krizën financiare nga 2020. Parashikimet janë që në mars do të kemi këtë lloj krizë. Krizë pas krize këto lloj biznesesh janë futur në një rreth ciklik borxhesh,” tha Jahaj.

 

Të fundit