Flash News

E-TJERA

"Edi Rama, të *******"/ Vrasësi portugez që ekzekutoi Nikulajn shante shqip kryeministrin (VIDEO)

"Edi Rama, të *******"/ Vrasësi portugez që ekzekutoi

Kjo video ku protagonist është portugezi Ruben Saraiva është xhiruar në një nga lokalet e Shkodrës.

Filmimet mësohet se janë bërë vetëm pak ditë përpara se të ekzekutonte biznesmenin Ardian Nikulaj, në Shëngjin.

Portugezi shihet duke qeshur me disa persona të tjerë teksa flet shqip dhe përdor një fjalor banal ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama, me sharje që ia mësojnë ata që ka përreth.

Hetimet e policisë zbuluan se ai kishte hyrë në Shqipëri që më 14 Shkurt dhe ka qëndruar në Shkodër e Lezhë me Edmond Haxhinë deri më 19 Prill, kur ekzekutoi 50-vjeçarin Nikulaj.

Një vajzë, që kishte lidhje Haxhinë ka treguar se Saraiva e kishte bazën në shtëpinë e Haxhisë në Kakarriq të Lezhës, por frekuentonte vazhdimisht edhe Shkodrën.

Saraiva dhe Harry Simson janë dy personat e vetëm në arrati nga 6 të shpallurit në kërkim. Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Tomas Mithan dhe Harriet Bridgeman u kapën në Londër, në zona të ndryshme, të shtunën e 29 Prillit.

 

Të fundit