Flash News

E-TJERA

Edmond Tupja: Rama vuan nga sindroma ‘hubris’, zhvillohet kur ushtron pushtetin dhe ka vetëm një ilaç

Edmond Tupja: Rama vuan nga sindroma ‘hubris’, zhvillohet kur

Përkthyesi dhe studiuesi Edmond Tupja deklaron se kryeministri Edi Rama vuan nga sindroma Hubris.

I ftuar në “Zonë e Lirë” , sipas profesorit Tupja, kjo sindromë do të thotë ‘tepricë’ dhe përmblidhet me tre fjalë: mendjemadhësi, arrogancë dhe krenari.

Kur ti ke një kompleks të tmerrshëm me të gjithë, duhet gërmuar tek fëmijëria e tij. Kjo mund të vlejë për çdo kryeministër, për çdo president, këtë thotë edhe Owen. Hubris quhet ndryshe sëmundja e pushtetit, disa simptoma janë humbje e sensit të realitetit, veprime të rrëmbyera, të paparashikuara, fiksim pas vetes dhe abuzim pas pushtetit.

Këto janë disa nga simptomat e një sëmundje mendore, e përkufizon Owen, që është përkufizuar dhe klasifikuar si e tillë që zhvillohet gjatë të ushtruarit të pushtetit.

Owen e quan këtë, bashkë me një bashkëpunëtor të tij, e kanë botuar këtë në revistën e njohur neurologjie “Brain”, tha Edmond Tupja. Për të luftuar sindromën hubris thotë Tupja, ka vetëm një ilaç.

Ka edhe një ilaç tjetër, meqë Rama ka para, të shkojë në Francë, ka doktor fantastik, aty do rrëfehet, do zhvishet nga të gjithë komplekset”, shtoi Tupja.  

‘Hubris’ është një sindromë që e ka studiuar David Owen.

Të fundit