Flash News

E-TJERA

"Eduart Reçi po planifikonte ndërtimin e një pallati", detaje të reja mbi vrasjen e biznesmenit 52-vjeçar, konflikti mbi pronën përfundoi tragjikisht

"Eduart Reçi po planifikonte ndërtimin e një

Biznesmeni 52-vjeçar, Eduart Reçi, u vra më 13 nëntor në rrugën “Faik Konica” në Tiranë, pas një konflikti mbi pronësinë e një trualli ndërtimi.

Sipas hetimeve, Reçi po përpiqej të ndërtonte një pallat në një zonë kufitare me pronën e dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florjan Duka, me të cilët kishte pasur mosmarrëveshje të ashpra.

Policia ka arrestuar vëllezërit Duka, duke i akuzuar për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi armësh”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat dhe lokalet e tyre, autoritetet sekuestruan armë zjarri, pajisje për prodhimin e silenciatorëve, si dhe prova të tjera të rëndësishme që dokumentojnë përfshirjen e tyre në këtë krim.

Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje të gjatë mbi të drejtat e pronësisë së truallit, i cili ndodhej ngjitur me pronën e familjes Duka. Policia vijon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar drejtësi për viktimën dhe familjen e tij.

Të fundit