Flash News

E-TJERA

Efektivët e policisë mes viktimave të skemave piramidale (detaje)

Efektivët e policisë mes viktimave të skemave piramidale (detaje)

Hetimet për skemat piramidale online kanë zbuluar detaje të reja. Policia arrestoi dje Ereledio Shebekun, 35 vjeç, i dyshuar si organizatori kryesor për zonën e Divjakës, ndërsa partnerja e tij vijon të jetë në kërkim.

Burime nga Policia bëjnë me dije se aktiviteti nuk është i kufizuar vetëm në Divjakë. Drejtoria e Krimit Kibernetik po heton edhe grupe më të mëdha, me bazë kryesore në Tiranë dhe Lezhë, të cilat kanë mashtruar mijëra qytetarë.

Çuditërisht, viktima të këtyre mashtrimeve nuk janë vetëm qytetarët e zakonshëm, por edhe efektivë policie.

Sipas burimeve të A2CNN, qindra efektivë të rolit bazë (inspektorë) në Tiranë dhe Lezhë kanë investuar para në këto skema, duke rënë vetë pre e mashtrimeve online.

Të fundit