Flash News

E-TJERA

Efektivi plagosi të riun me armën e shërbimit, si ndodhi ngjarja në Fier?

Efektivi plagosi të riun me armën e shërbimit, si ndodhi ngjarja

Inspektori që u konfliktua me të riun në qendër të Fierit, qëlloi me armën e shërbimit për vetëmbrojtje, siç njofton policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish-globi”, në qendër të qytetit. Zona ishte e bllokuar për qarkullim, me qëllim zhvillimin e një koncerti. Por 26-vjeçari Daniel Braçi që drejtonte një automjet tip “Volksëagen” tentoi të futej në rrugën e bllokuar, njofton policia.

Por, kur u kundërshtua nga patrulla e policisë, i riu qëlloi me grushte inspektorin Shkëlqim Jahelezi

Ky i fundit, në kushtet e vetëmbrojtjes qëlloi me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë 26-vjeçarin.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetët. Ndërsa polici, pasi mori trajtim policor, u shoqërua në Komisariat.

 

Të fundit