Flash News

E-TJERA

Ekipet mësojnë rivalët, caktohen çiftet për çerekfinalen dhe gjysmëfinalen e Ligës së Europës

Ekipet mësojnë rivalët, caktohen çiftet për

Janë mësuar dhe çiftet çerekfinaliste të Ligës së Europës pas shortit të hedhur nga UEFA në Nion të Zvicrës. Sfida më interesante në letër duket Ajaks-Roma. Emocione dhe spektakël premtojnë dhe duelet e tjera; Granada-Manchester United, Arsenal-Slavia Praga dhe Dinamo Zagreb-Vijareal.

Ndërsa në gjysmëfinale do të kemi fituesin e çiftit Granada-Manchester United përballë fituesit të çiftit Ajaks-Roma dhe gjysmëfinalja tjetër do të jetë fituesi i çiftit Dinamo Zagreb-Vijareal përballë fituesit të çiftit Arsenal-Slavia Praga.

Çerekfinalet e vajtjes do luhen në 8 prill, të kthimit më 15 prill. Gjysmëfinalet më 29 prill dhe 6 maj, ndërsa finalja më 26 maj, në “Gdansk Arena” të Polonisë.

Çiftet çerekfinaliste:

Granada- Mançester Junajtid (A1)

Arsena-Slavia Pragë (A2)

Ajaks-Roma (B1)

Dinamo Zagreb-Vijareal (B2)

Çiftet gjysmëfinaliste:

(A1)-(B1)

(B2)-(A2)

 Ekipet mësojnë rivalët, caktohen çiftet për

Të fundit