Flash News

KRYESORE

E shpjeguar/ Ekonomia buzë greminës, shifrat që dëshmojnë rritjen e varfërisë në Shqipëri

E shpjeguar/ Ekonomia buzë greminës, shifrat që

Raportet e prodhuara së fundmi tregojnë se situata ekonomike në Shqipëri është vërtet shqetësuese. Ndërsa pritet përparim ekonomik, organizmat vendase dhe ndërkombëtare japin alarmin për përkeqësim të treguesve dhe rritjen e varfërisë në vend, që është shoqëruar edhe me emigrimim masiv nga vendi.

Një analizë e nxjerrë sot, tregoi se Shqipëria ishte një ndër tre vendet me pabarëzinë më të lartë ekonomike në Europë. Shpesh ekspertët kanë artikuluar se politikat e ndjekura kanë goditur shtresën e mesme dhe favorizuar të pasurit.

Më herët, Eurostat raportoi se 74.7% e popullsisë në moshë pune rrezikojnë të bien në varfëri, pasi jetojnë në familje me intensitet të ulët të punës.

Gjithashtu e renditi Shqipërinë si vendin me përqindjen më të lartë të popullsisë në Europë që është e rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social.

Mbi 46 % e popullsisë së Shqipërisë ishte e rriskuar nga varfëria dhe përjashtimi social në vitin 2020, niveli më i lartë në Europë dhe me një diferencë të dukshme edhe nga vendet e tjera të Rajonit.

Referuar krizës energjitike në vend, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë tha në muajin gusht se 36% e familjeve në Shqipëri janë në në situatë të vështirë.

Sipas analizës, 37% e të gjitha familjeve deklaruan se nuk mund të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta siç duhet.

Sakaq, Banka Botërore ka deklaruar se Shqipëria ka numrin më të ulët të qytetarëve që kanë dalë nga varfëria krahësuar me vendet e tjera të Rajonit. Përparimi i vendit tonë duket se është më i ngadaltë dhe në kushtet e krizës energjitike e rritjes së çmimeve, përparimi do të jetë më i vëshirë.

Ndërsa Programi Botëror i Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO) ka raportuar se globalizimi do të 10-fishojë varfërinë ekstreme në Shqipëri deri më 2050. Gjithashtu evidneton se 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga uria dhe pasiguria ushqimore.

Pak ditë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar uli ndjeshëm parashikimin e rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm. Fillimisht u parashikua një zgjerim me 2.8%, i cili ra në 2.5% dhe së fundmi në 2%. Kjo tregon se aftësia rikuperuese do të jetë e dobët edhe vitin e ardhshëm, mëe ulëta në Rajon.

Këto janë disa nga shifrat, por mjaftueshëm për të pasqyruar realitetin e ekonomisë shqiptare. Nuk kanë munguar përpjekjet për të sfumuar alarmin që japin këta tregues. Mungesës së vendeve të punës dhe pagave të ulëta, problematika të hershme në vend, i është shtuar edhe rritja rekord e çmimit të ushqimeve apo kraburanteve, të cilat kanë sjellë efekt zinxhir në ekonomi.

 

Të fundit