Flash News

E-TJERA

Ekspertët në ‘Politiko’: Nuk do ketë luftë frontale Rusi-Ukrainë, Putin arriti dy qëllimet e tij

Ekspertët në ‘Politiko’: Nuk do ketë luftë

Ekspertët deklarojnë se Mes Rusisë dhe Ukrainës nuk do ketë lufte frontale me ndërhyrje ushtarake.

Të ftuar në ‘Politiko’, eksperti Adri Nurellari thotë se nëse ka ndërhyrje frontale, problemi është të mbahet zona e pushtuar.  

Nuk besoj të ketë sulm frontal. Problemi është ta mbash një vend të pushtuar në administrim. Në rastin konkret duhen 700 mijë ushtarë të dislokuar, pra ka një kosto të jashtëzakonshme”, tha Nurellari.

Ndërkohë, Gerti Bogdani, njohës i çështjeve ndërkombëtare thotë se presidenti rus, Vladimir Putin i ka arritur tashmë dy qëllimet e tij.

“Rusia është vend që ka pushtet në dorë dhe bën cfarë të dojë. Nuk bëhet fjalë vetëm për Krimenë. Nuk besoj se do ketë dnërhyrje ushtrake se Putin i ka arritur qëllimet që ka pasë, së pari konsolidimi i hartës së influencës Perëndim Rusi, sot është e postuar në perëndim në favor të Rusisë.

Së dyti, u ul në tavolinën globale sepse e kishin postuar dhe nuk e përfillnin. Macron la fushatën në Francë dhe u ul në tavolinë me Putin.  Rusia ëhstë perandori që luan për shekuj dhe jo për këto ditë”, tha ai.  



Të fundit