Flash News

E-TJERA

Eksperti i IT denoncon Kadastrën: Qytetarët nuk marrin pronësinë, kemi një korrupsion galopant

Eksperti i IT denoncon Kadastrën: Qytetarët nuk marrin

Eksperti i IT-së, Gent Progni ka denoncuar Kadastrën teksa ka publikuar dy emaile nën emrin Drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj.

Duke folur për Fax News, eksperti tha se Karcanaj nëpërmjet një urdhri detyron punonjësen e saj, që të jepen certifikata nga Kadastra.

Progni: Kemi akoma punonjës në institucione që janë me këmbë në tokë dhe mendojnë që para korrupsionit dhe vjedhjeve duhet të ketë ndërgjegjje dhe besueshmëri. Kam një faqe ëebi të hapur prej 1 viti që quhet “Whistlebloëer” e cila është e mbrojtur nga Konventa e Gjenevës si bilbil-fryrës për të dhëna që nuk fliten nga masa dhe janë të mbrojtur me ligj si njerëz që japin kontribut në shoqëri.

I jep çdokujt mundësinë për të më dërguar në mënyrë anonime të dhëna që mund të kenë. Në dy emailet e fundit, fliten për miliona euro tendera dhe për një takim që është diskutuar për ndarjen e tenderëve. Emaili i dytë lidhet me ngjarjet e Kadastrës, e cila është bllokuar dhe qytetarët nuk marrin pronësinë. Kemi një korrupsion galopant nga kjo drejtoreshë dhe kemi shumë kompani që i kam denoncuar mbi Kadastrën. Kemi dhënë 450 milionë euro dhe të gjithë sistemet i kemi përtokë dhe të dhënat sheshit. Kemi kapje të sistemit dhe asnjë reagim. Edhe pse kam nxjerr emailet nuk kam marr asnjë telefonatë nga institucionet. Kam bërë një denoncim në SPAK që i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës dhe del që Prokuror është burri i Ermonela Felajt.

Të fundit