Flash News

E-TJERA

Eksportuesit letër Ministrit të Financave: Nuk mund të punësojmë personat me aftësi ndryshe

Eksportuesit letër Ministrit të Financave: Nuk mund të

Shoqata “Pro-Eksport Albania” i kërkon Ministrit të Financave të heqë detyrimin për të punësuar personat me aftësi ndryshe pasi ndodhen në vështirësi.

Në një letër të dërguar sot, Ministrit Ervin Mete, Shoqata “Pro-Eksport Albania” kërkon të shprehë shqetësimin e saj mbi një event që po ndodh kohët e fundit lidhur me LIGJIN Nr. 15/2019 PËR NXITJEN E PUNËSIMIT- Punësimi i personave nga grupet e veçanta, detyrim për Punëdhënsit Publik dhe Privat.

Sektori Manifakturë i veshjeve dhe këpucëve po kalon një situatë shumë alarmante siç edhe Ju jeni në dijeni me rënie të theksuar të porosive/prodhimet për eksport (të dhënat INSTAT muaji Gusht 2023 -21,9% në krahasim me muajin Korrik 2023), kursi i këmbimit, rritja e kostove, mungesë e theksuar likuiditeti, amortizimi i impianteve prodhuese e një mori problematika të tjera që ky sektor ka, thuhet ne letër.

“Duke vënë theksin me sa parashtruam më sipër, shtohet si kosto dhe detyrimi ligjor i Ligjit nr. 15/2019 e cila përtej impaktit social dhe ndihmës për grupet e veçanta që secili nga ne e mirëpret dhe ka qenë gjithmonë kontribues, shton kostot e bizneseve të sektorit në rreth 8%, pa llogaritur këtu investimet e nevojshme për të krijuar ambjente pune të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar në fabrikat prodhuese” argumentojnë eksportuesit.

Ata referojnë se, mungon analiza e faktibilitetit referuar sektorit tonë dhe situata është e papërshtatshme për të vendosur një “Taksë sociale të detyrueshme”, kur treguesit ekonomik janë perceptori dhe çertifikuesi i depresionit ekonomik që ka kapluar.

Në këto kushte kërkojmë nga ana Juaj:

– Reflektimin e duhur dhe ndalimin e aplikimit për një moment të dytë;

– Krijimin e një tavoline teknike (ose edhe në Këshillin Kombëtarë të Punës) ku diskutimet dhe analiza ti lënë vendin më pas aplikimit të tiji kërkojnë eksportuesit Ministrisë./Monitor

Të fundit