Flash News

E-TJERA

Ekstradimi i Behar Bajrit, SPAK kërkesë Ministrisë së Drejtësisë

Ekstradimi i Behar Bajrit, SPAK kërkesë Ministrisë së

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë, të nisë procedurat e ekstradimit të Behar Bajrit që u kap së fundmi në Francë.

SPAK i ka nisur Ministrisë së linjës, gjithë praktikat në lidhje me këtë të akuzuar bashkëngjitur edhe vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që ka caktuar ndaj 43-vjeçarit masën e arrestit në burg në mungesë në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Paraprakisht ka indicie për gatishmërinë e autoriteteve franceze për ndezjen e dritës jeshile të ekstradimit, pavarësisht se me këtë vend nuk rezulton të ketë një marrëveshje të tillë.

Ndërkohë, që fillimisht priten shkresat zyrtare mes autoriteteve të drejtësisë të të dy vendeve, ku rol kyç në procedurat e ekstradimit dhe si organ ndërmjetës, është ministria e Drejtësisë.

Të fundit