Flash News

E-TJERA

Ekstradohet nga Italia shqiptari i kërkuar për tentativë vrasje - EMRI

Ekstradohet nga Italia shqiptari i kërkuar për tentativë vrasje -

Një 26-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim për tentativë vrasje është ekstraduar nga Italia.

Bëhet fjalë për shtetasin Kristjan Lulaj, i cili në muajin Prill të vitit 2024 ka tentuar të vrasë Emiljano Palokën, 27 vjeç, duke e lënë të plagosur rëndë.

“26-vjeçari ishte në kërkim, sepse në maj 2025, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Ngjarja ndodhi më 2 Prill të vitit 2024 në fshatin Baks të Velipojës, teksa Paloka mbeti i plagosur, por fal ndërhyrjes së mjekëve arriti t’i mbijetonte plagëve, kurse autori i dyshuar u shpall në kërkim. Dyshohet se krimi ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta.

Të fundit