Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i Artur Bashimit në Greqi, zbulohen detaje nga dosja hetimore

Ekzekutimi i Artur Bashimit në Greqi, zbulohen detaje nga dosja hetimore

Vrasja e 47-vjeçarit nga Gjirokastra, Artur Bashimi, në qendër të Athinës më 18 gusht u zbulua se ishte një vrasje me pagesë me autor një 27-vjeçar grek.

Autoritetet e gjurmuan atë pas mbikëqyrjes, ku vrasësi ishte gjetur së fundmi me shumë para. Sipas burimeve, pasuria e tij e papritur kishte habitur njerëz në mjedisin familjar, siç ishte nëna e tij, e cila i kishte thënë, ndër të tjera: “Papritur ke gjetur veten me shumë para dhe kjo nuk më pëlqen. Që nga dita që i more paratë, nuk më ke qerasur asnjë vakt”.

Sipas provave në dosjen hetimire, ditën e vrasjes, autori i krimit doli nga apartamenti i tij në qendër të Athinës dhe mbërriti në vendin e ngjarjes me një motorr blu. Fillimisht ai u drejtua drejt kafenesë që frekuentonte viktima, duke bërë gjithsej gjashtë kalime. Sapo pa 47-vjeçarin duke u larguar, e qëlloi një herë, dhe më pas iu bllokua arma. Ai u largua, duke shkuar në Alimos në një lokal të njohur plazhi, parkoi motorrin dhe më pas u kthye në shtëpi me taksi.

Dëshmia e një gruaje ishte thelbësore për çështjen, pasi ajo u tha autoriteteve se autori i krimit, të cilin e njihte, i kishte kërkuar të parkonte motorrin në hyrje të ndërtesës së apartamentit të saj në fillim të qershorit. Kur ajo u kthye më 20 gusht, motorri ishte zhdukur.

Artur Bashimi u lirua nga burgu u Hanias më 1 prill dhe është akuzuar për organizatë kriminale, grabitje, vjedhje dhe pastrim parash. Në vitin 2022, ai u burgos në burgun e Malandrinos. Një mik i tij, pas vrasjes së tij, u zbuloi autoriteteve se 47-vjeçari, pak para se të ekzekutohej, i kishte thënë se vëllai i tij, Marsel Bashimi, i cili ndodhej në burgun e Trikallas, ishte përfshirë në një incident dhe i kishte thënë të kishte kujdes. Vëllai i viktimës ishte përfshirë edhe në një incident tjetër në të kaluarën, këtë herë në Koridhallos, me autoritetet që nuk përjashtojnë mundësinë që urdhri për kontratën e vdekjes të jetë dhënë nga një i burgosur.

Në fakt, vëllai i burgosur i viktimës u pretendoi autoriteteve se qëllimi i vrasjes së tij ishte të dëmtonte “moralin” e tij. Artur Bashimi rezulton të jetë vëllai i 38-vjecarit Marsel Bashimi alias Marsel Shkurtaj alias Marsel Gozhita, person me precedentë të rëndë penalë në Greqi e Shqipëri.  Marsel Bashimi në korrik 2022 u arrestua bashkë me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, si autorë të një ngjarjeje të rëndë me përdorim armësh në Greqi. Jambelli e Leci akuzohen në Shqipëri si autorë të vrasjes së Komisar Artan Cukut.

Të fundit