Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i Dod Mamlit në Laç/ Tre plumba në trup, viktima u gjet nga një banor i zonës

Ekzekutimi i Dod Mamlit në Laç/ Tre plumba në trup, viktima u

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 67-vjeçarit Dod Mamli, e ndodhur këtë të hënë në Zhejë të Laçit. Viktima është ekzekutuar me tre plumba, njëri në kokë dhe dy në gjoks, nga një armë pistoletë.

Policia po heton në dy pista kryesore: një konflikt pronësie dhe një hasmëri të mundshme. Pista e parë lidhet me faktin se trupi i pajetë u gjet në një tokë që po hapej pranë banesës së tij, ndërsa pista e dytë ka të bëjë me një vrasje të ndodhur në 2015, ku djali i viktimës, Enrik (Elton) Mamli, ekzekutoi Naim Tafën në Mamurras.

Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve, të cilët ndodhen ende në arrati. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit