Flash News
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
Presidenti Erdogan mbërrin në Tiranë, niset drejt Presidencës
Erdogan në Tiranë, blindohet kryeqyteti, mbi 700 efektivë në terren
Ekzekutimi i Fatjon Dervishit, dyshohet për vrasës me pagesë
Policia dhe Prokuroria e Durrësit janë duke vijuar hetimet për të zbardhur vrasjen e 38-vjeçarit, Fatjon Dervishi, i cili u vra tek shinat e trenit në Katund të Sukthit.
Grupi i hetimet ka sekuestruar kamerat përreth zonës ku ndodhi krimi për të gjurmuar autorët. Aktualisht, hetuesit thonë se krimi mund të jetë kryer nga një vrasës me pagesë, pasi autorët ose autori ka qenë i saktë duke qëlluar vetëm objektivin dhe pa lënduar personin që e shoqëronte.
Grupi i hetimit ka ngritur dy pista hetimi: prishja e pazareve te drogës, pasi viktima ishte përfshirë ne grupe kriminale që veprojnë në trafikimin e kokainës në Holandë, si dhe hakmarrje për shkak të të vëllait të tij, i cili akuzohet për zhdukjen e në personi në Spanjë si dhe disa krime të tjera që ka marrë pjesë.