Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i Kristian Kolës, misteri i atentatit mafioz ndaj 34-vjeçarit

Ekzekutimi i Kristian Kolës, misteri i atentatit mafioz ndaj

Ekzekutimi mafioz i Kristian Kolës në Shkodër vijon të mbetet pa autor e pa shkaqe.

Ndonëse krimi i rëndë ndodhi në mes të qytetit, atentatorët mundën të largohen me një motor me të cilin arritën të kryenin edhe vrasjen.

Në momentin e ekzekutimit, Kristiani ka qenë i ulur në një tavolinë përjashta lokalit, në anë të rrugës, çka do të thotë se nuk ka qenë në dyshim për ndonjë akt ndaj tij, ndërkohë bëhet me dije se në tavolinë me të ka qenë edhe një person tjetër.

Plumbat janë lëshuar mbi të, ndërsa ai ka tentuar të lëvizë nga tavolina, por pa mundur t’u shpëtojë ekzekutorëve. Vrasësi, i maskuar me skafandër, pas ekzekutimit, është kthyer në motor, ku janë larguar bashkë me person tjetër që shërbente për transportues.

Policia i ka pamjet vizive të të dy personave, edhe të mjetit motor, por ende nuk ka mundur të ngrejë asnjë pistë hetimore, ndërsa të afërm të viktimës mësohet se nuk kanë dhënë asnjë dëshmi që e ndihmon hetimin të shkojë drejt zbulimit të autorëve të krimit të rëndë që tronditi sërish Shkodrën mbrëmjen e 4 shtatorit.

Sipas të dhënave të para, bëhet me dije se Kola nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë, ai kishte një firmë ndërtimi bashkë me të atin, me të cilin bëhet me dije se kohëve të fundit kishin marrë punë në kinemanë e qytetit për të kryer punime.

Gjithashtu viktima nuk njihet si pjesë e grupeve kriminale në Shkodër, ndonëse ende grupi hetimor ka shumë punë për të bërë në lidhje me lëvizjet e viktimës kohëve të fundit. Pasi, duket se vetëm duke zbuluar të shkuarën e viktimës, policia mund të arrijë në ndonjë konkluzion të paktën për të formuluar ndonjë pistë hetimi.

Të fundit