Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i Ridvan Ramazanit, zbardhet emri i njërit prej të arrestuarve; në pranga dhe punonjësi i karburantit dhe një femër

Ekzekutimi i Ridvan Ramazanit, zbardhet emri i njërit prej të

Zbardhet emri i njërit prej të arrestuarve për vrasjen e 46-vjeçarit Ridvan Ramazanit, i ekzekutuar me breshëri kallashnikovi pranë një pike karburanti në afërsi të fshatit Mushan të Shkodrës.

Policia ka vënë në pranga Milkjor Gjoka, i akuzuar për "vrasje me paramendim".

Mësohet se, Gjoka së bashku me dy vëllezërit, Hydajet dhe Duel Mehmedaj (ende në kërkim), janë autorë të ngjarjes.

Ndërkaq, së bashku me Milkjor Gjokën janë arrestuar për 'moskallëzim krimi' edhe shtetasit Blerim Mlloja, 49-vjeç, dhe Marjeta Gramshi, po 49-vjeçe.

Mlloja, punonjës i karburantit, dhe Gramshi, kalimtare rasti dëshmitare e ngjarjes, kanë qenë prezent në momentin e të shtënave dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente për krimin.

Të pyetur më tej nga policia, palët kanë refuzuar të rrëfehen duke thënë që ‘nuk kam parë asgjë’.

Kujtojmë se viktima Ridvan H.Ramazani, i njohur si biznesmen në Shkodër, është ekzekutuar me 20 plumba kallashnikovi teksa ndodhej në makinën e tij tip "BMW X5". 

Nuk dihen ende rrethanat e krimit dhe motivet e vrasjes. 46 vjeçari, njihej si i forti i fisit Ramazani në Shkodër, familja e të cilit ka pasur konflikte me një tjetër fis, atë të Edmir Koçisë.

Të fundit