Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi i shqiptarit në Itali dyshohet për hakmarrje, 8 vite më parë kreu vrasje në Shqipëri

Ekzekutimi i shqiptarit në Itali dyshohet për hakmarrje, 8 vite

Një 36-vjeçar shqiptar u vra dje në Itali pas disa të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit në Sasso Pisano rreth orës 19:30, ndërsa dyshohet se autorët e vrasjes mund të jetë dy persona të cilët janë arratisur me një mjet nga vendi i ngjarjes.

'La Repubblica' raporton se hetuesit dyshojnë që ngjarja të ketë lidhje me larje hesapesh, teksa mbetet hapur edhe pista e gjakmarrjes. Sipas mediave vendase, dyshohet që shqiptari tetë vite më parë ka kryer vrasje në Shqipëri.

Karabinierët janë duke kërkuar për vendndodhjen e autorëve të cilët nuk dihen ende. Zona ku ndodhi vrasja është izoluar teksa grupi hetimor vijon me hetimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit