Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi mafioz në qendër të Tiranës, Berisha: Vrasje nga Ndragheta italo-shqiptare

Ekzekutimi mafioz në qendër të Tiranës, Berisha: Vrasje nga

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Tiranës si larje hesapesh mes mafies italo-shqiptare dhe asaj turke.

Sipas Berishës, Behar Sofia u ekzekutua me silenciator nga Ndragheta italo- shqiptare, e lidhur me nivelet më të larta të pushtetit në Shqipëri.

Statusi:

Nje ekzekutim mafioz me domethënie te madhe ndërkombëtare!

Larje hesapesh ne zemër te Tiranes midis Ndragetes Italo shqiptare dhe mafies turke per te dominuar trafikun e heroines per ne Europe.

Miq, nje ekzekutim mafioz ka ndodhur sot ne zonen me te mbrojtur me te hapur, te rrethuar nga te gjitha anet nga narkopolic. Bosi kryesor i mafies turke Behar Sofia ne Tirane u ekzekutuar me silenciator para syve te narkopolicisr, e cila dukej sikur te ishte bashkpuntore ne kete vrasje.

Kjo vrasje thuhet se eshte bere nga Ndrageta Italo shqiptare, e cila e lidhur me nivelet me te larta te pushtetit ne Shqiperi, Ramen dhe Veliajn ka vendosur te spastroje Tiranen nga mafia shqiptaro turke dhe te vendosi ne kontroll te plote trafikun dhe rrugen e Tiranes te heroines per ne Europe.

Të fundit