Flash News

E-TJERA

Ekzekutimi në Vlorë, “Audi A6” i autorëve u përdor edhe në një atentat në veri

Ekzekutimi në Vlorë, “Audi A6” i autorëve u

Autorët e atentatit të mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku u ekzekutua 41-vjeçari Leartiad Keka, dyshohet se janë vrasës me pagesë.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se automjeti i tyre, “Audi A6” ngjyrë të zezë me targa italiane është përdorur edhe në një ngjarje tjetër kriminale në veri të vendit.

Nga detajet e vrasjes së djeshëm, dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar nga autorë.

 Teksa ka qenë duke udhëtuar me motor, fillimisht 41-vjeçari është goditur nga makina e autorëve. Pasi ka rënë nga motori, Kekaj ka ecur për rreth 100 metra, ndërsa autori e ka ndjekur nga pas edhe është siguruar që ta vrasë.

 Më pas 41-vjeçari është qëlluar sërish para kishës Ortodokse. Në fund, autori ka zbritur nga makina dhe e ka qëlluar sërish, për t’u siguruar se e ka vrarë.

Në auomjtetin “Audi A6” ngjyrë të zezë me targa italiane të autorëve, dyshohet se kanë qenë 2-3 persona, teksa personi i cili ka qëlluar me kallashnikov ka qenë i ulur në sediljen e pasagjerit.

Në vendin e ngjarje janë gjetur 28 gëzhoja plumbash kallashnikovi, teksa Leartiad Keka ka patur plagë të shumta plumbi në trup dhe në kokë.

Pas atentatit, autorëve u është dashur 12 minuta me automjetin e tyre për t’u larguar nga qyteti i Vlorës e më pas për ta djegur atë në aksin Kote-Sevaster. Brenda automjetit të djegur është gjetur edhe kallashnikovi që dyshohet se është përdorur nga autori për të ekzekutuar 41-vjeçarin.

Policia ende nuk ka autorë të dyshuar të kësaj ngjarje, teksa zbardhja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, mund të çojë në identifikimin e tyre. Deri më tani, e vetmja pistë mbetet e ajo e hakmarrjes, pasi Leartiad Keka rezulton i akuzuar nga drejtësia për një vrasje në bashkëpunim të ndodhur 23 vite më parë.

Të fundit