Flash News

E-TJERA

Ekzekutohet "Kumbari i Shkodrës", gjendet një makinë e djegur pranë vendit të krimit

Ekzekutohet "Kumbari i Shkodrës", gjendet një makinë e

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës ku vetëm pak më parë është vrarë një person.

Sipas burimeve të para të mediave televizive, bëhet e ditur se viktima është Bardhok Pllanaj dhe njihej si "i forti" i Shkodrës.

Ai është ekzekutuar në makinën e tij tip “Range Rover”. Dyshohet se makina ka qenë në lëvizje e sipër në momentin që është qëlluar me breshëri ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend. Pas të shtënave, makina ka ecur në gjendje të lirë për disa metra duke u përplasur edhe me ambientet e jashtme të një biznesi. 47-vjeçarin Bardhok Pllanaj, i cilësuar si “Kumbari” i Shkodrës është një emër i njohur për policinë.

Ai së fundmi ka qenë subjekt i OFL-së si një person i në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

 

Polica ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit