Flash News
"E vrava për xhelozi", ky është shqiptari që ekzekutoi gruan me çekiç në Athinë
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Ishte me një grua në makinë, policia zbardh vdekjen e 47-vjeçarit në Korçë
Aksidentoi për vdekje këmbësorin në rrugën “Milot-Laç” dhe u largua, kapet 18-vjeçari
Të shtënat me armë zjarri në Rrëshen, mëngjesin e sotëm, i kanë marrë jetën një personi.
Viktima është identifikuar si Martin Bardhi, 62 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Rrëshenit.
Deri tani nuk dihen shkaqet e vrasjes. Viktima kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu.
“Rreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi M. M. (B.). Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.