Flash News

E-TJERA

Ekzekutoi Armando Beqirin në Islandë, flet Angjelin Stërkajt: E vrava për arsye personale

Ekzekutoi Armando Beqirin në Islandë, flet Angjelin Stërkajt: E

Angjelin Stërkaj, i riu që ekzekutoi Armando Beqirin në Islandë, ka deklaruar se e ka kryer i vetëm veprën penale dhe e ka bërë për shkaqe personale.

Rrëfimin e tij e kanë publikuar mediat irlandeze.

 “Më vjen shumë keq që disa persona, të cilët nuk kanë të bëjnë me krimin, janë të përfshirë në këtë çështje dhe madje u lanë në paraburgim, duke përfshirë një islandez i cili është akuzuar për krimin dhe i janë publikuar fotot në media,” është shprehur Angjelin në një bisedë me mediat.

Angjelin ka qenë në paraburgim për dhjetë javë. 14 persona u shoqëruan pas ngjarjes. Stërkaj është personi i vetëm ende në paraburgim për shkak të çështjes, por urdhri aktual i paraburgimit ndaj tij skadon në 15 maj.

Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e 13 shkurtit në hyrje të shtëpisë. Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33 vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Në fillim të hetimit policor, kishte lindur dyshimi se çështja kishte të bënte me një lloj marrëveshje midis grupeve kriminale në këtë vend. Dymbëdhjetë persona u arrestuan në lidhje me çështjen në fillim të hetimit, dhe dy të tjerë më vonë. Arma e vrasjes ishte një pistoletë me silenciator që u gjet në det pranë zonës së kryeqytetit.

 

 

Të fundit