Flash News

E-TJERA

Çelja e grupkapitujve, ministrja e Danimarkës: Nuk jemi ende në finish, Shqipëria ka shumë punë para

Çelja e grupkapitujve, ministrja e Danimarkës: Nuk jemi ende në

Ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, Marie Bjerre, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit, gjatë fjalës së saj në Konferencën e 6-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, që po zhvillohet sot në Bruksel.

Megjithatë, Bjerre theksoi se Shqipëria nuk është ende në vijën e finishit dhe se ka edhe shumë rrugë për të bërë.

Bjerre: Shqipëria ka bërë përpjekje gjatë viteve, me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe harmonizimin me politikën e jashtme të BE. Shqipëria e sheh të ardhmen ne BE. Ju po jepni rezultate dhe meritoni që këto duhet tju njihen. Sigurisht nuk jemi në linjën e finishti, ka shumë punë para nesh, por sot është një gur kilometrik. Danimarka, duke qene presidente e radhës do të bëjë maksimumi për ta çuar përpara zgjerimin. Vendet kandidatet të vazhdojnë realizime të reformave dhe të përmbushjes së kritereve të Kopehagenit. Shqipëri ju po bëni pikërisht këtë. Vazhdoni edhe më tej me punën e mirë.

Të fundit