Flash News

E-TJERA

Elton Debreshi rendit arsyet: Pse dibranët nuk do të votojnë Edi Ramën

Elton Debreshi rendit arsyet: Pse dibranët nuk do të votojnë Edi

Kandidati i pavarur në qarkun e Dibrës, Elton Debreshi, i cili renditet i 13-ti në fletën e votimit, ka renditur arsyet se përse dibranët, sipas tij, nuk do të votojnë Partinë Socialiste me 25 Prill.

Debreshi nëpërmjet një videoje të shkurtër publikuar në median sociale Facebook, përmbledh qartazi arsyet.

- largimi masiv i qytetarëve nga qarku i Dibrës, për shkak të varfërisë dhe papunësisë;

-humbja e një deputeti nga qarku i Dibrës në Kuvend;  

-shkelja e premtimit për Statusin e Minatorit;

-dhënia me koncesion e pyjeve dhe lumenjve;

-heqja e rentës minerare npër oligarkët dhe ulja e fondeve lokale;

-mungesa e ujit të pijshëm;

-infrastruktura e rrënuar;

-problemet me furnizimin e energjisë, ujë dhe shërbimi shëndetësor dhe arsimor i dobët".

 
 

Të fundit