Flash News

E-TJERA

Emërimi i Ervin Metes si ministër, Krasniqi ‘kap’ shkeljen”: Është në kundërshtim me ligjin

Emërimi i Ervin Metes si ministër, Krasniqi ‘kap’

Eksperti dhe drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi ka konstatuar një shkelje ligjore sa i takon emërimit të Ervin Metes si ministër.

Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi shkuan se emërimi i Metë është bërë 48 orë përpara se të miratohej shkarkimi i tij nga Parlamenti nga çdo funksion tjetër.

Reagimi i Krasniqit:

Paradoks kushtetues? Kuvendi shkarkoi sot (11/9) Ervin Mete nga Kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare si dhe nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, ndërkohë kryeministri e ka propozuar pesë ditë më parë si minister tek Presidenti dhe ky i fundit e ka emëruar me dekret minister me 9/9, pra dy ditë më parë! Posti i ministrit është e papajtueshme me funksione të tjera përveçse deputet, por Mete u emërua minister 48 orë përpara se të miratohej shkarkimi nga parlamenti nga funksioni tjetër!

Emërimi i Ervin Metes si ministër, Krasniqi ‘kap’
 

 

Të fundit