Flash News

E-TJERA

Emërohet drejtuesi i ri i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore

Emërohet drejtuesi i ri i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore

Pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit nga detyra e drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, është emërar drejtori i ri i AMP.

Bëhet me dije se në krye të AMP është emëruar Eduart Merkaj.

Merkaj ka mbajtur më parë pozicione si drejtues i policisë kufitare, specialist në sektorin antikorrupsion të Policisë së Shtetit, shef i forcës së posaçme operative dhe drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale.

Ai gjithashtu ka shërbyer si Oficer i SHISH në Vlorë dhe Tiranë dhe ka drejtuar Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Të fundit