Flash News

E-TJERA

Emigrimi masiv, gazetari britanik: Shqipëria do të bëhet një ‘shesh lojërash’ për të pasurit

Emigrimi masiv, gazetari britanik: Shqipëria do të bëhet një

Gazetari i njohur britanik Kelvin MacKenzie ka reaguar rreth raportimeve se Britania e Madhe do t’i japë miliona Shqipërisë për të ndaluar emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve.

Në një intervistë televizive për GB News, MacKenzie deklaron se dyndja e shqiptarëve drejt Britanisë, për të nënkupton se vendi do të mbetet në duart e të pasurve që ata ta gdhendin ashtu siç duan.

“Është fakt interesant për Shqipërinë, se në 30 vitet e fundit, njerëzit të cilët nuk e duan Shqipërinë, janë vetë shqiptarët. Dyshoj se Shqipëria do të bëhet një shesh lojërash për të pasurit që ta gdhendin”, tha MacKenzie.

Emigrimi masiv dhe në rrugë të paligjshme i shqiptarëve është kthyer prej kohësh në shqetësim për Britaninë e Madhe. Qeveria britanike raportohet se do t’i paguajë Shqipërisë milion paund për të frenuar emigrimin e paligjshëm.

Sipas “The Telegraph”, gati 9 milionë paund para do të përdoren për të zhvilluar rajonin rreth Hasit dhe qytetit të Kukësit, me shpresën për të penguar njerëzit të largohen.

 

Të fundit