Flash News

E-TJERA

EMRAT/ Arrestohen 3 shpërndarësit e drogës në Kuçovë

EMRAT/ Arrestohen 3 shpërndarësit e drogës në

Tre persona janë arrestuar nga Policia në Berat pasi akuzohen se shisnin lëndë narkotike kanabis sativa të ndara në doza në Kuçovë.

Në pranga kanë rënë shtetasit Llazar Ndreu, 33 vjeç, Luis Marra, 24 vjeç dhe Dorin Doko, 26 vjeç, të tre banues në Kuçovë.

Ndaj tyre, Gjykata e Beratit ka caktuar masat e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

“Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin lëndë narkotike Cannabis Sativa, e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në Kuçovë.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Të fundit