Flash News

E-TJERA

EMRAT/ “Disiplina” përjashton 14 tifozë nga stadiumet shqiptare

EMRAT/ “Disiplina” përjashton 14 tifozë nga stadiumet

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka përjashtuar 14 tifozë nga stadiumet shqiptare, duke i konsideruar si përgjegjës për aktet e dhunës të regjistruar në derbin e fundit mes Tiranës dhe Partizanit në stadiumin “Air Albania”.

Sipas “Disiplinës”, 14 tifozëve u ndalohet hyrja në stadiumet e futbollit në Shqipëri për një periudhë të pakufizuar kohe. Më konkretisht bëhet fjalë për shtetasit:

– Denis Ahmeti

– Renis Maçi

– Qemal Cano

– Endri Mesiti

– Juxhin Seferi

– Mishel Burreli

– Redi Sinani

– Erinol Dushaj

– Grejsi Sorra

– Lorjan Beqo

– Elvis Qatia

– Herald Huqi

– Donald Ismaili

– Armand Shëngjergji

“Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi. Një kopje e këtij vendimi t`i përcillet Policisë së Shtetit.” – thuhet më tej në njoftim.

Kujtojmë se gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, tifozët e dy klubeve gjuanin herë pas here në drejtim të lojtarëve me sende të forta si dhe menjëherë pas ndeshjes, u përleshën në stadium duke shkaktuar kaos dhe dëme në “Air Albania”.

Të fundit