Flash News

E-TJERA

Emrat/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali

Emrat/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare

Një tragjedi e rëndë ndodhi në Lucca të Italisë, ku 4 pjesëtare të një familje shqiptare u gjetën të vdekur në banesën e tyre. Shkak për ngjarjen e rëndë është bërë rrjedhja e gazit.

Viktimat janë: Arti Kola, 48 vjeç, nëna Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hadjar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeçe.

Familja u gjet e pajetë nga karabinierët të cilët u njoftuan nga një familjar i viktimave, i cili po ashtu ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Familjari ishte shqetësuar pasi nuk kishte mundur të kontaktonte dot me ta dhe kishte shkuar në banesën e viktimave për t’i kontrolluar. Monoksidi i karbonit i çliruar në banesë ka helmuar edhe të afërmin e tyre.

Në momentin e mbërritjes së karabinierëve të katër anëtarët e familjes u gjetën të shtrirë në dysheme. Dyshohet se shkak për rrjedhjen e gazit është bërë një defekt në kaldajë.

 

Të fundit