Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Emrat/ Kush janë pesë gjyqtarë dhe shtatë prokurorë në garë për KLGJ dhe KLP

Kandidatët nga gjyqësori dhe prokuroria do të garojnë për vendet vakante në të dy këshillat, ndërkohë që dy prej kandidatëve kanë qenë më parë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme njoftuan të martën më 5 shtator emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë shprehur interesin për të kandiduar për postet vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ, dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP.
Në KLGJ janë tre pozicione vakante për të zëvendësuar dy përfaqësues të shkallës së parë dhe një të Apelit, të cilëve u përfundon mandati 5-vjeçar më 12 dhjetor 2023. Për pozicionin e gjyqtarit të Apelit kanë shprehur interes Emona Muçi dhe Irida Kacerja, ndërsa për dy vendet e gjyqtarëve të shkallës së parë kanë aplikuar gjyqtarja e Tiranës, Alma Kodraliu; gjyqtarja e Gjykatës Administrative, Gentjana Muçaj dhe gjyqtari i Durrësit, Markelian Koça.
Edhe kandidatët nga prokuroritë garojnë për tre pozicione si anëtarë të KLP-së, dy prej të cilëve mund të zgjidhen si përfaqësues të shkallës së parë dhe një nga Apeli. Për pozicionin e anëtarit nga Apeli garojnë mes tyre Afërdita Ndoi dhe Moisi Duda, ndërsa për dy vendet e tjera kanë shprehur interes prokuroret e Tiranës, Edina Kurti dhe Elsa Miha; prokurorët e Elbasanit, Edlira Bako dhe Olgert Eminaj si dhe prokurori i Shkodrës, Vatë Staka.
Prokurorët Vatë Staka dhe Moisi Duda kanë mbajtur edhe më parë pozicionin e anëtarit magjistrat të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kur ata u zgjodhën për të zëvendësuar anëtarët që u shkarkuan prej procesit të vetingut.
Ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësië” përcakton në pikën 4 të nenit 3 se “Përveç rasteve kur vërtetohen kushtet për ndërprerjen e parakohshme të mandatit, anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor qëndron në detyrë për 5 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje të njëpasnjëshme”.
Në njoftimet respektive të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë së Përgjithshme sqarohet se brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të vijohet me procesin e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve dhe menjëherë më pas do të bëhet shpallja e kandidatëve zyrtarë.
Gjyqtarët kandidatë për në KLGJ:
Emona Muçi e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2012, fillimisht në Gjykatën e Tiranës dhe më pas në atë të Dibrës. Përgjatë dy viteve, ajo ka punuar si ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë dhe në vitin 2016 është komanduar në krye të Gjykatës së Pogradecit. Ajo u konfirmua në detyrë më 13 dhjetor 2018. Aktualisht e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Irida Kacerja e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 ajo ka shërbyer si gjyqtare në Shkodër. Nga viti 2012 deri në 2015-ën ka punuar si këshiltare ligjore në Gjykatën e Lartë, ndërsa pas vitit 2015 është rikthyer në Gjykatën e Shkodrës. Aktualisht e ushtron fuknsionin në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Alma Kodraliu përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe u emërua fillimisht në Gjykatën e Pogradecit. Ajo punoi si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë në vitet 2013-2015 dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Ajo u konfirmua në detyra më 19 qershor 2023.
Gentiana Muçaj i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe punoi për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Lezhës. Prej vitit 2013, Muçaj e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Ajo u konfirmua në detyrë më datë 9 mars 2023.
Markelian Koça e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmësgjyqtar në vitin 1995 dhe prej vitit 2000 ai e ushtron funksionin si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ai e kaloi ventingun më 22 nëntor 2021.
Prokurorët kandidatë për në KLP:
Moisi Duda punoi prej rreth dy dekadash në Prokurorinë e Apelit Durrës dhe aktualisht e ushtron funksionin në Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Ai u konfirmua në detyrë më 16 shtator 2022. Moisi Duda u zgjodh anëtar i KLP-së më 28 janar 2021, në vendin e një anëtari magjistrat të shkarkuar nga vetingu.
Afërdita Ndoi është diplomuar në shkollën e Magjistraturës në vitin 2003. Ajo është emëruar fillimisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe është transferuar në vitin 2009 në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Aktualisht e ushtron funksionin në Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Ajo u konfirmua në detyrë me shumicë votash më 8 tetor 2020.
Edina Kurti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si oficere e policisë gjyqësore. Ajo u emërua prokurore në vitin 2012 dhe pasi e ushtroi funksionin për afro një dekadë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, u transferua në atë të Durrësit. Ajo u konfirmua në detyrë me shumicë votash më 1 nëntor 2022.
Edlira Bako e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si prokurore deri në 2003-in, kur u emërua si inspektore pranë Ministrisë së Drejtësisë. Në vitin 2014, Bako është emëruar në krye të Drejtorisë së Inspektimit të Gjyqësorit dhe Prokurorisë dhe prej vitit 2019, e ushtron funksionin si prokurore e Prokurorisë së Rrethit Elbasan. Ajo u konfirmua në detyrë më 14 nëntor 2022.
Elsa Miha përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Fierit. Në vitin 2015, Miha u transferua në Prokurorinë e Tiranës, ku vazhdon aktualisht ta ushtrojë funksionin. Ajo u konfirmua në detyrë më 11 shkurt 2021.
Olger Eminaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe punon prej më shumë se një dekade në Prokurorinë e Korçës. Ai u konfirmua në detyrë më 31 mars 2023.
Vatë Staka e ka filluar karrierën si prokuror i seksionit ushtarak në Shkodër. Edhe aktualisht ai vijon ta ushtrojë funksionin në të njëjtën prokurori. Staka u konfirmua në detyrë më 3 korrik 2018. Më 11 prill 2019 ai u zgjodh anëtar i KLP-së, pasi ishte kandidati i vetëm për një vakancë të krijuar si pasojë e shkarkimeve nga procesi vetingut./BIRN
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14