Flash News

E-TJERA

EMRI/ Detaje nga aksidenti i rëndë në Lushnjë, vdes 29-vjeçari nga Divjaka

EMRI/ Detaje nga aksidenti i rëndë në Lushnjë, vdes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë, ku ka mbetur i vdekur një 29-vjeçar nga Divjaka, Erjon Fredi Kuka.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Zhym, Njësia Krutje,  në Lushnjë.

I riu ka humbur jetën në vendngjarje për shkak të goditjeve të forta që ka marrë, ndërkohë makina është shkatërruar plotësisht.

Makina fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike e më pas ka përfunduar në kanal. Ajo ishte marrë me qira në emër të Ardiol Rista.

Lushnjë/Më datë 06.08.2024, rreth orës 23:40, në fshatin Zhymë, shtetasi E. K., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga dëmtimet e marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

 

Të fundit