Flash News

E-TJERA

EMRI/ I burgosuri tenton arratisjen nga burgu i Fierit

EMRI/ I burgosuri  tenton arratisjen nga burgu i Fierit

Një i burgosur në burgun e Fierit ka tentuar të arratiset nga qelia. 

Bëhet fjalë për shtetasin Bledar Selmanajn, i cili një ditë më parë teksa ishte në ajrim ka tentuar të dalë nga rrethimi i burgut

Selmanaj është i dënuar për vrasjen e Xhulian Bullarit dhe sipas raportimeve, ky nuk është rasti i parë që ai tenton të largohet nga burgu. Ai ka tentuar arratisjen nga burgu dhe dy herë të tjera.

Selmanaj u arrestua më 21 gusht 2021 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, 4 ditë pas ekzekutimit të 25-vjeçarit Xhulian Bullari, ngjarje e ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës. Ai rezulton person me probleme të shëndetit mendor, ndërsa në Gjykatë nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet.

Të fundit