Flash News

E-TJERA

Emri/ Kush është vrasësi me pagesë që porositi shpërthimin me tritol në Tiranë?

Emri/ Kush është vrasësi me pagesë që porositi
Në foto: Oltion Klosi, 36-vjeçari që iu vendos tritol

Sabah Nuzi dyshohet se është porositësi i shëprthimit me tritol ndaj Oltion Klosit. Lënda plaëse u vendos në mjetin e 36-vjeçarit dhe nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Nuzi është arrestuar më 26 shtator të vitit të kaluar i dyshuar si pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës, porositësi i vrasjes së 22-vjeçarit Klevis Lleshi. Ai ka luajtur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje.

Sabah Nuzi rezulton me precedentë të theksuar kriminale. Në vitin 2020 u arrestua nga Policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një person. Edhe më herët, në vitin 2012, kur ka qenë krejt i ri vetëm 18 vjeç, është prangosur për plagosjen e 3 personave me pistoletë.

Aktualisht ai ndodhet në burgun e Fushë-Krujës i akuzuar për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Organizata kriminale”.

Të fundit