Flash News

E-TJERA

EMRI/ U aksidentua për vdekje teksa po shkonte në punë, viktima baba i 3 fëmijëve

EMRI/ U aksidentua për vdekje teksa po shkonte në punë, viktima

Mësohet se shqiptari i cili po ikte me skuter në punë dhe u përplas për vdekje, është Altin Lekaj, baba i tre fëmijëve.

Viktima ishte me origjinë shqiptare, por me kombësi italiane. 38-vjeçari jetonte prej shumë vitesh në Itali, ku kishte ndërtuar familjen e tij me bashkëshorten shqiptare dhe tre fëmijët e tyre, 14, 13 dhe 9-vjeç.

Lekaj po shkonte në kompaninë ku punonte me skuterin e tij tip Honda. Por fatkeqësisht skuteri u përplas përgjatë rrugës Via Tre Case, me një automjet tip Audi.

38-vjeçari shqiptar po udhëtonte pas një mjeti i cili frenoi papritur. Për të shmangur përplasjen me mjetin që ndodhej para Lekaj manovroi duke dalë në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin tip “Audi”.

38-vjeçari shqiptar nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë dhe kryebashkiaku i qytetit Luigi Pellanda, i cili tha se administrata komunale do të kujdeset për fëmijët e mitur që la pasë shqiptari.

“Ky është një lajm që askush nuk do të donte ta merrte kurrë. Tani do të kujdesemi për gruan dhe fëmijët e tij, të cilëve u shpreh mbështetjen time, të administratës komunale dhe të gjithë komunitetit. Familja e viktimës është një familje e njohur ”, tha ai.

Të fundit