Flash News

E-TJERA

Enver Diva nga salla e gjyqit: Rama e SPAK-u janë bërë bashkë

Enver Diva nga salla e gjyqit: Rama e SPAK-u janë bërë

Në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë” është shtyrë për në 23 shtator ora 10:00.

Gjatë seancës Enver Diva që akuzohet për vrasje dhe sigurim kushtesh për të kryer vrasje, foli me tone të forta.

Diva akuzoi se Rama e SPAK-u janë bërë bashkë.

“Kam një kërkesë për Top channel që ka dhënë një emision dje, duke më nxjerr si vrasës me pagesë, dhe nuk ka të drejtë një media të japë materiale të tilla kur prezumohem i pafajshën, unë jam ku jam në gjykim, s’jam dënuar. Apo e keni shitur materialin, se Top Channel, Edi Rama e SPAK-u bashkë janë. Unë jam i pafajshëm, ju keni çuar kasetën atje”, tha Diva.

Të fundit