Flash News

E-TJERA

Erogen Vaso rrëfen momentet e atentatit në Shkodër: Pashë një person me skafandër, u largova me vrap

Erogen Vaso rrëfen momentet e atentatit në Shkodër: Pashë

Erogen Vaso, 43-vjeçari që mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur dy ditë më parë në Shkodër, është marrë sërish në pyetje nga autoritetet hetimore.

Ai dyshohet të ketë qenë shënjestra kryesore e sulmit të armatosur, i cili u krye nga Ragip Gila dhe që shkaktoi dy viktima dhe dy të plagosur.

Në dëshminë e tij, Vaso ka treguar se në momentin e ngjarjes ndodhej duke pirë kafenë e mëngjesit, kur ka vënë re një person me skafandër në kokë dhe armë në dorë.

“Në atë moment u ngrita dhe u largova me vrap,” ka deklaruar ai.

Më tej, Vaso ka rrëfyer se autori e ka ndjekur duke e qëlluar me armë, ndërsa ka mohuar të ketë njohje apo konflikte të mëparshme me Gilën.

I pyetur për lidhjet e tij me fisin Bajri, 43-vjeçari ka pranuar se ka miqësi me disa prej tyre, por ka theksuar se nuk është i përfshirë në asnjë aktivitet kriminal.

Hetimet mbi masakrën e rëndë në Shkodër, ku mbetën të vrarë dy persona dhe të plagosur dy të tjerë, mes tyre edhe Vaso, vijojnë në disa pista.

Të fundit