Flash News

E-TJERA

Çështja “Beleri”, Presidenti Begaj përgjigjet me fjalët e Ramës

Çështja “Beleri”, Presidenti Begaj përgjigjet me

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka folur për çështjen e shumëpërfolur të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë Fredi Beleri.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës nga SHBA, Begaj tha se kjo çështje nuk është në dorën e Presidentit dhe duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë marrëdhëniet e një partneriteti strategjik, bazohen në vlerat më të mira të fqinjësisë dhe respektit mes njeri-tjetrin.
E kam pritur në zyrën time kryeministrin e Greqisë, kemi diskutuar për çështje të reja dhe të vjetra.
Kjo çështje nuk është në dorën e presidentit, ka lidhje me drejtësinë. Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Mendoj se drejtësia pas reformës së bërë me konsensus politik është në rrugën e duhur dhe është e pavarur”, tha Begaj, ashtu siç deklaron edhe kryeministri Edi Rama shpesh në reagimet publike kur bëhet fjalë për këtë debat.

Më herët, PD ka akuzuar kryeministrin Rama se po përdor sistemin e drejtësisë për të mbajtur peng kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

 

Të fundit