Flash News

E-TJERA

Çështja “Beleri”, Zaçaj: Nuk është ende gati, jemi në shqyrtim

Çështja “Beleri”, Zaçaj: Nuk është ende

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka folur për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në qeli nën akuzën e shit-blerjes së votës.

Zaçaj tha nga konferenca për shtyp se janë ende në proces shqyrtimi dhe nuk është përgatitur dosja. Ajo tha se nuk është paraqitur ndonjë kërkesë për përshpejtim të procesit.

“Në 28.9.2023, gjykata ka marrë në shqyrtim çështjen. Ne nuk kemi filluar ende, po shqyrtojmë akoma çështje të majit. Është duke u përgatitur. Nuk ka ndonjë kërkesë për përshpejtim nga palët në proces. Kur relatori i çështjes të jetë gati gati, do të mbahet seanca“, tha Zaçaj.

 

Të fundit