Flash News

E-TJERA

Çështja ‘Butrinti’, Tare: Konventa e Parisit nuk i lejon fondacionet të administrojnë

Çështja ‘Butrinti’, Tare: Konventa e Parisit nuk i lejon

Marrëveshja e Ministrisë së Kulturës me Fodacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF) për menaxhimin e Parkut të Butrintit, është kundërshtuar dhe konsideruar vazhdimisht nga studiues, arkeologë dhe ekspertë të fushës, si jo e ligjshme dhe risk për ruajtjen e parkut.

Së fundmi, studiuesi Auron Tare me një postim në Facebook, sjell në vëmendje nenin 17 të Konventës së Parisit të UNESCO-S në vitin 1972, ku thuhet se “inkurajohet themelimi i fondacioneve kombëtare publike ose private qëllimi i të cilave është të ftojë donacione”.

Pra, qëllimi i AADF në rastin e Butrintit është të nxisë dhënien e donacioneve, por jo të marrë nën administrin Parkun Kombëtar.

“FAKT

Në Ndihmë të Ministrisë së Kulturës dhe Komisionit të Mediave për çështjen BUTRINTI, më poshtë mund të lexoni nenin 17 të Konventës së Parisit të 1972 UNESCO.

Qartësisht kjo Konventë thotë se Fondacionet nuk mund të jenë administratorë por nxitëse të donacioneve për qendrat e Trashëgimisë Kulturore”, shkruan Tare.

Çështja ‘Butrinti’, Tare: Konventa e Parisit nuk i lejon

Lidhur me rastin ‘Butrinti’, reagoi dje edhe ish-anëtari i Dhomës Amerikane të Përfaqësuesve Joseph DioGuardi. Në një letër drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla ku i kërkon shfuqizimin e planit, DioGuardi shkruante se Shqipëria ka mjaftueshëm kapacitet që t’i menaxhojë vetë parqet kombëtare dhe jo t’ia dorëzojë fondacioneve të huaja.

Të fundit