Flash News

E-TJERA

"Çështja e detit në Hagë", Meta: Rama nuk është konsultuar me mua! Mesa duket, s'e ka marrë vesh akoma kush është President

"Çështja e detit në Hagë", Meta: Rama nuk
Foto Ilustruese

Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit Rama rreth arritjes së dakordësisë me shtetin grek për dërgimin e çështjes së detit në Hagë.

Përmes një deklarate për shtyp, Meta tha se “Rama nuk është konsultuar me Presidentin e Republikës, mbi këtë çështje”, dhe se “është informuar rreth situatës nga mediat greke”.

“Mesa duket nuk e ka marrë vesh akoma kush është President”, tha Meta në mesazhin e tij drejtuar kryeministrit Rama.

“Unë për këtë çështje duhet të falënderoj mediat greke dhe përfaqësuesit e Greqisë nga të cilët marrim më shumë informacion. Nuk është konsultuar me mua, por me ndonjë president tjetër vërdallë. Nuk e ka marrë vesh akoma që president i Shqipërisë është një dhe vetëm një, që është Ilir Meta”, tha Presidenti.

Të fundit