Flash News

E-TJERA

Çështja e vulës rikthehet në Apel, Gjokutaj: Shkelje e ligjit me qëllime të pastra politike

Çështja e vulës rikthehet në Apel, Gjokutaj: Shkelje e

Avokati Genci Gjokutaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ta rikthyer në Apel çështjen e logos dhe vulës së PD-së.

Në një postim në Facebook, Gjokutaj shkruan se vendimi i sotëm ëst një shkelje flagrante e ligjit me qëllime të pastra politike.

Ai shkruan se Gjykata e Lartë duhej të kishte prishur vendimin e Apelit për moslegjitim të ankuesit.

"Vendimi i Gjykates se Larte ne lidhje me Statutin e Rithemelimit te Partise Demokratike sot eshte nje shkelje flagrante e ligjit dhe qe ndjek qellime te pastra politike kunder vullnetit te anetaresise se saj!

Prishja e vendimit te Gjykates se Apelit dhe kthimi i çeshtjes po ne Apel legjitimon skandalin me te madh procedurial njohjen e si subjekt ankimues te Basha & Alibeaj nderkohe qe ata nuk kane qene pale ne gjykimin ne shkalle te pare!

Ligjerisht GjL duhej te kishte prishur vendimin e Gjykates se Apelit per moslegjitimim te ankuesit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane!

Drejtesia shqiptare ka rene! Ajo sot eshte kthyer ne Agjensi Sherbimi prane Qeverise dhe mercenareve te saj!", shkruan Gjokoutaj.

Të fundit