Flash News

E-TJERA

“Çështja nuk do mbyllet brenda ditës”, pedagogët e Aleksandër Moisiut në Durrës i bashkohen protestës (video)

“Çështja nuk do mbyllet brenda ditës”,

Protesta e pedagogëve është shtrirë edhe në qytete të tjera, përveç Tiranës. Videot e mëposhtme vijnë nga Universiteti Aleksandër Moisiu në Durrës, ku pedagogët kanë bojkotuar mësimin dhe janë mbledhur para godinës për të kërkuar plotësimin e kërkesave.

 

Një prej pedagogëve tha se protesta do të vijojë, ndërsa u shpreh optimist për solidaritetin e krijuar.

“Është një tubim i stafit të Universitetit Aleksandër Moisiut, i cili në shenjë solidarizimi me kërkesat e paraqitura nga sindikata kërkon plotësimin e tyre. Kjo është një çështje që do vijojë, nuk është diçka që do mbyllet brenda ditës së sotme. Por duket që ka solidarizim nga ana e kolegëve”, tha pedagogu.

 

Të fundit